Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po jep mesazhin e tij prekës në Parlamentin Evropian, teksa vendi i tij ndodhet prej gjashtë ditësh i pushtuar nga Rusia.
I përlotur dhe me zërin që i dridhet, Presidenti Zelensky u shpreh se nuk di si t’i përshëndesë eurodeputetët me “mirëmëngjes” apo “mirëmbrëma”, pasi për disa qytetarë të tij në Ukrainë sot mund të jetë dita e fundit.
Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse çdo ditë për disa njerëz është e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë duke paguar dhe çmimin më të lartë, po mbrojnë lirinë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë”, tha Presidenti Zelensky.
Pas tij fjalën e kanë marrë të tjerë anëtarë të qeverisë që po i bëjnë rezistencë trupave ruse në terren.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI