Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka folur sot lidhur me procesin për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Në një prononcim për mediet pas përfundimit të konferencës “Praktika gjyqësore e Gjykatës së Lartë, nga identiteti kombëtar tek vlerat universale”, në kuadër të 110-vjetorit të Gjykatës së Lartë dhe Ditës së Drejtësisë, Kim tha se “të gjithë që kanë të drejtë për të votuar, duhet të votojnë”.
“Kemi parë gjithashtu raportime për blerje votash dhe shitje votash dhe shpresojmë që autoritet ligjzbatuese do të bëjnë detyrën e tyre”, nënvizoi Kim.
Diplomatja e SHBA-së deklaroi se “nëse dikush thotë që është duke blerë vota për një parti politike, kjo parti politike duhet të ndërmarri veprimet”.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi