Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, miratoi në seancën e sotme publike, udhëzimin për përcaktimin e rregullave për depozitimin e verifikimin e dokumentacionit të kandidimit, afatet për publikimin e listave të kandidatëve dhe miratimin e modeleve të kandidimit për zgjedhjet e qeverisjes vendore”.
Në zbatim të Kodit Zgjedhor, u miratuan formatet e dokumenteve të kandidimit, të cilat duhet të plotësohen nga partitë politike, koalicionet zgjedhore dhe kandidatët e mbështetur nga zgjedhësit për tu regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.
Gjithashtu, në seancën e sotme publike Komisioneri vendosi përdorimin e kodeve të sigurisë për pajisjen elektronike të votimit dhe numërimit elektronik të zgjedhësve. Kodet e sigurisë shërbejnë për mbylljen e çdo komponenti të brendshëm dhe/ose porte komunikimi fizike të Pajisjeve Elektronike të Votimit dhe Numërimit Elektronik të zgjedhësve (PEVN), si dhe për mbylljen e valixhes për transportimin e PEVN.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi