Ka përfunduar numërimi dhe ka dalë rezultati për bashkinë Delvinë, ku kandidati i PS, Besmir Veli doli fitues me 3103 vota përballë kandidatit Ilir Mehmeti që mori 1843 vota.
Në bashkinë e Konispolit doli fitues kandidati i PS Ergest Dule i PS me 2794 vota, i cili garoi me
Fatmir Shero i BF që mori 1978 vota.
Edhe bashkia e Finiqit mbaroi pricesin e numërimit. Fitues doli Romeo Çakuli i Mega + PS me 2237 vota, i ndjekur nga ruvalët e tij Leonidha Kristo i BF me 1888 vota dhe
Leonidha Papa i PD me 1688 vota.
Procesi i votimit dhe numërimit për të katër bashkitë e jugut, Sarandë, Delvinë, Finiq e Konispol kaloi pa shqetesime.
Më herët përfundoi numërimi edhe për bashkinë e Sarandës ku kandidati i PS, Oltion Çaçi i PS doli fitues me 7909 vota, rivali i tij Ardit Cikuli BF mori 5017 vota. Kandidati i Pavarur, Gjergji Merkuri mori 1480 vota, ndërsa Skender Muço i PD me 669 vota.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI