Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 14 majit, tha se “sot nuk ka humbës dhe fitues janë të gjithë qytetarë të Himarës”.
Në një reagim në rrjetet sociale nga burgu, pasi u arrestua në flagrancë mesnatën e 12 majit me akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje kryer në bashkëpunim”, Beleri theksoi se “demokracia fitoi! Himara fitoi!”.
“Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorizmi u mundua t’i nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre”, u shpreh Beleri.
“Si i pari mes të barabartëve do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të drejtave të njeriut”, theksoi Beleri.
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë“ Alfred Beleri mori 50.12 % të votave kundrejt kandidatit të Partisë Socialiste Jorgo Goro, i cili mori 49.98 % të votave.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi