Shqipëria voton sot për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të pushtetit vendor në 61 bashkitë e vendit.
Në total në këto zgjedhje janë 3,650,550 shtetas shqiptarë me të drejtë vote, sipas listës përfundimtare të zgjedhësve, të gjeneruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Ministrinë e Brendshme.
122 545 zgjedhës votojnë për herë të parë në zgjedhjet e 14 majit, ndërsa 1,111 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Ditën premte, datë 12.05.2023, me vendim Gjykate është shtuar një Qendër Votimi e Posaccme, në IEVP BELSH. Në të gjithë vendin nga 5212, tani janë 5213 qendra votimi, ndërkohë që pranë çdo Njësie të Qeverisjes Vendore apo KZAZ-je janë shpallur listat zgjedhore, ku qytetarët mund të verifikojnë emrin në listë dhe Qendrën e Votimit.
Për verifikimin e emrit në listën e zgjedhësve qytetarët mund të kontrollojnë online në faqet zyrtare të Ministrisë së Brendshme apo KQZ-së, si dhe në platformën e-Albania.
Qytetarët mund të votojnë me pasaporta biometrike ose karta identiteti, ndërkohë që vlefshmëria e kartave të identitetit, të cilat skadojnë deri më 14 maj është zgjatur deri në 31 maj. Zgjatja e vlefshmërisë vlen vetëm për dokumentin e identifikimit ID dhe jo për pasaportat biometrike. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI