Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale kthjellimesh.
Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa përgjatë relieveve malore reshje me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtra. Hera-herës reshje në formë rrebeshesh si dhe shkarkesa elektrike.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare kryesisht në jugperëndim fiton shpejtësi deri 15 – 20m/s dhe hera-herës do të ketë tufan ere. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 5-6 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 17/26 | Re shi diell |
| Kukës | 11/24 | Re shi diell |
| Lezhë | 17/26 | Re shi diell |
| Dibër | 7/22 | Re shi diell |
| Durrës | 16/29 | Re shi diell |
| Tiranë | 17/27 | Re shi diell |
| Elbasan | 14/27 | Re shi diell |
| Berat | 12/29 | Re shi diell |
| Vlorë | 14/25 | Re shi diell |
| Korçë | 7/23 | Re shi diell |
| Gjirokastër | 8/27 | Re shi diell |
| Sarandë | 14/25 | Re shi diell |
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror