Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë ditën e sotme me një mesazh për partitë politike që kanë dakordësuar për krijimin e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ai iu kërkon autoriteteve që të fillojnë sa më parë punën.
Në mesazhin e tij për mediat Celibashi thotë të “fillojë puna për Reformën Zgjedhore për përmbushjen e propozimeve të OSBE/ODIHR”. Në njoftim ai thekson gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg, ndërsa ka publikuar 2 data kur mund të zhvillohen. Data e parë për zhvillimin e zgjedhjeve sipas Celibashit është 16 Prill 2023 kurse data e fundit kur mund të mbahen është 14 Maj 2023.
“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit parlamentar të posaçëm për reformën zgjedhore. KQZ sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.
Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjërrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar”, thuhet në mesazhin e Celibashit./ Shqip///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI