Kardinali Robert Francis Prevost është Papa i ri. Ka marrë emrin Leoni XIV. I lindur në Çikago, 69 vjeç, është një figurë e njohur në hierarkinë e Kishës amerikane. Ka qenë një bashkëpunëtor i afërt i Papa Françeskut – i cili më parë e kishte caktuar në krye të Dikasterit për Ipeshkvijtë dhe më pas e kishte shpallur kardinal. Prevost është Papa i parë me origjinë nga Shtetet e Bashkuara (edhe pse në fjalimin e parë nuk përdori anglishten). Vlerësohet si një ndër kardinalët amerikanë më pak “tipikisht amerikanë”, me një përvojë të gjatë si misionar dhe një njohje të thellë të Amerikës Latine.
Ka studiuar Matematikë dhe Filozofi, është anëtar i Urdhrit të Agustinianëve dhe ka shërbyer si drejtues i përgjithshëm i Urdhrit nga viti 2001 deri në vitin 2013, si dhe ipeshkëv i Chiclayo-s në Peru. Deri më sot ka qenë prefekt i Dikasterit për Ipeshkvijtë dhe president i Komisionit Papnor për Amerikën Latine.
Njihet për qëndrime të moderuara dhe për një qasje pragmatike, i aftë të ndërmjetësojë mes rrymave të ndryshme brenda katolicizmit amerikan. Është veçanërisht i ndjeshëm ndaj çështjeve sociale dhe kulturore dhe shihet si figura që mund të vazhdojë drejtimin e Kishës në frymën e dialogut që ndoqi Françesku.//Shqiptarja///
ME SHUME LAJME
Kakome. Banorët shembin rrethimin dhe flakin në përrua kioskat e postblokut.
Sarandë. Policia kap 34-vjeçarin shumë të kërkuar,anëtar i një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë
MEPJ: Dënojmë përdhosjen e flamurit të Izraelit në Tiranë nga protestues të maskuar, akt i turpshëm që nxit urrejtje