
Zjarret kanë pushtuar si kurrë më parë fshatrat e rajonit të Sarandes dhe Finiqit.. Nga Navarica dhe Livina rreziku kaloi, flakët rrethuan sot në mbrëmje fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan
Pas orëve të ankthit në Navaricë dhe Livinë, ku rreziku për banesat u shmang falë ndërhyrjes së forcave tokësore dhe ajrore, situata mbetet e rëndë në zona të tjera të Bashkisë Finiq. Zjarri është zhvendosur me shpejtësi, duke rrethuar fshatrat Velahovë, Krongj dhe Dhrovjan, ku era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.
Autoritetet kanë dërguar forca shtesë për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të mbrojtur banesat e këtyre komuniteteve. Banorët janë në gatishmëri të lartë, ndërsa të moshuarit kanë nisur të evakuohen vullnetarisht për të shmangur rrezikun.

Nëse kushtet meteorologjike nuk përmirësohen, ekziston frika se flakët mund të afrohen më shumë drejt zonave të banuara, duke shtuar presionin mbi ekipet e emergjencës dhe banorët e fshatrave të rrezikuara.
Smogu i zjarreve përreth ka disa orë që ndihet edhe ne qytetin e Sarandës në trajtën e hireve që shpërndan era.///
ME SHUME LAJME
Vëzhgim.”Pika e vogël” e Kumbaros edhe në vëmendjen e medias sociale të fqinjëve
Ksamil. Qendra shëndetësore, shërbime 24/7 për turistët, i shtohen 3 mjekë dhe 6 infermierë
“Le Figaro”: Shqipëria kryeson preferencat e turistëve francezë për pushimet verore