Një zjarr i madh ka shpërthyer në tragetin e linjës Greqi-Itali, në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.
Ndonëse trageti u përfshi nga flakët e mëdha të zjarrit 288 pasagjerët nga të cilët 51 anëtarë të ekuipazhit nuk u lënduan, pasi arritën të evakuohen në kohë nga anija.
Dëshmitarët okularë thonë se tymi i zi nga trageti i zjarrit ka mbuluar një pjesë të madhe në Shqipëri dhe ishullin e Korfuzit, megjithatë flakët nuk duken më dhe konstaton se zjarri është shuar.
Mediet greke raportojnë se zjarri ka rënë pak pas nisjes së tij nga porti i Igumenicës, në orët e para të së premtes.
Alarmi për zjarr ra rreth orës 04:30 të mëngjesit me procesin e evakuimit të pasagjerëve që nisi menjëherë.
Të gjithë pasagjerët e tragetit “Euroferry Olympia” të grupit Grimaldi u larguan nga anija me varka shpëtimi. Sipas informacioneve të transmetuara nga ERT, ka një pjesëtar i ekuipazhit është lënduar.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI