SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO/Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të gjykatës Administrative.

Bojkoti nisi më 8 shtator 2026, pas kundërshtimeve të avokatëve ndaj Rregullores së Brendshme të GJKKO-së, e cila hyri në fuqi më 1 shtator.

Një nga pikat më të kundërshtuara ishte ndalimi i përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.

Sipas Dhomës së Avokatisë, kufizimet cenonin ushtrimin e profesionit dhe të drejtën për një mbrojtje efektive.

Më 23 shtator, Dhoma vendosi përshkallëzimin e bojkotit, duke e shtrirë atë edhe në seancat për masat e sigurimit personal, çka solli shtyrjen e një numri të konsiderueshëm procesesh gjyqësore.

Përplasja mori një zhvillim të ri më 28 tetor, kur Gjykata Administrative e Apelit pranoi kërkesën për sigurimin e padisë të paraqitur nga Shoqata e Avokatëve Antikorrupsion dhe vendosi pezullimin e efekteve të dy vendimeve të Dhomës së Avokatisë, të datave 8 dhe 23 shtator, deri në shqyrtimin e çështjes në themel.

Vendimi i gjykatës nuk përbën një zgjidhje përfundimtare të konfliktit, por pezullon përkohësisht zbatimin e vendimeve që urdhëronin bojkotin.

Vendimmarrja pritet të përcaktojë fundin e një përplasjeje institucionale që prej javësh ka ndikuar në zhvillimin e proceseve gjyqësore në Gjykatën e Posaçme.///

error: