“Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe zbatimi i saj duhet të vazhdojë”, është shprehur sot kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.
“Është mirë të shohësh shumë të rinj shqiptarë – të gatshëm të jenë pjesë e sistemit të ri të drejtësisë. Ne urojmë më të mirën për aplikantët e sotëm për magjistratë dhe këshilltarë 277 kandidatë për 100 poste për këtë vit akademik të Shkollës së Magjistraturës”, ka theksuar Soreca.
“Shkolla ka të ardhmen e Reformës në Drejtësi në duart e saj – dhe BE-në në krah”, ka shtuar Soreca.
“Shqipëria – ka nevojë për magjistratë të rinj që janë vërtet të pavarur, të gatshëm të rezistojnë nga ndërhyrja politike dhe presioni i mediave”, ka përfunduar ambasadori i BE-së./ata/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI