Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka komentuar çmimin e tamponit të koronavirusit. E ftuar në emisionin “Opinion”, Manastiruliu ka bërë me dije se çmimi nuk varet nga institucioni që ajo drejton, pasi është treg i lirë.
Megjithatë ajo ka shtuar se kanë kërkuar ulje të çmimit, edhe pse nuk është në përgjegjësinë e tyre.
“80 mijë lekë një tampon? Çmimi nuk varet nga ne. Është ofertë tregu, është treg i lirë. Por referojmë nevojat e qytetarëve. Kemi kërkuar por nuk është aspekt përgjegjësie direkt ndaj nesh. Kështu që duhet ta perifrazoj këtu,“-tha Manastirliu.///java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI