Ka humbur jetën sot (e shtune) në një atentat me armë biznesmeni himarjot Niko Goro Ngjarja e rende ndodhi mëngjes në orën 08:55 në vendin e quajtur rrethrrotullimi, që të çon në lagjen Spille të Himarës, teksa biznesmeni Goro doli nga marketi i motrës së tij.
Goro humbi menjëherë jetën, ndërkohë është plagosur lehtë në këmbë motra e tij, Eftiqi Qesko 57-vjeç.
Autori u arrestua një orë më vonë nga policia. Ai eshte 53-vjeçari Kliti Leka nga Tirana, i cili me një kapuç në kokë doli nga nje furgon ku ishin edhe 3 persona të tjerë. Ekzekutuesi iu afrua biznesmenit dhe qëlloi me 5 plumba në drejtim të tij.
Uniformat blu kanë sekuestruar 2 armë zjarri, një pistoletë dhe një kallashnikov, si dhe makinën që autori përdori gjatë atentatit.
MNesohet se policia po heton në dy pista, atë të pronësisë dhe dhe të një borxhi të pashlyer prej 70 mijë eurosh.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri