Edicionin XI i FFTK të Sazeve qe sivjet u mbajt në qytetin e Ersekës dhe në Leskovik ka mirepritur edhe formacionin muzikor te sazeve të Delvinës.
Artistet delvinjote jane larguar nga sekna e Festivalit me trofe te dhena nga Ministria e Kultures.
Gjate nje ceremonie pergezimi ne Bashki, kryebashkiakja Qilimi i ka vleresuara si “Te merituara plotësisht trofetë dhe certifikatat e mirënjohjes që Ministria e Kulturës u akreditoi përfaqësuesve tanë në këtë event”.
Pak histori mbi origjinën e sazeve tona.
Sazet e Delvinës kanë qënë një orkestrinë e vogël, e cila mbështetej dhe luante me instrumente popullorë, kryesisht në polifoninë labe ku rolin e atij që ia merr e luante klarineta, rolin e atij që ia hedh e luante violina dhe ison e mbanin lahuta me defin.
Sazet krijuan nder vite identitetin e tyre muzikor duke interpretuar kaba baritore, vajtimi, lirike e të kurbetit, në shoqërinë e këngës e të valles labe. Për herë të parë sazet përmenden nga Jeronim De Rada në vepren e tij “Rrefimet e arbërit”, në shekullin XIX.

Muzikanti i mirenjohur delvinjot Myrteza Leka ka gjithashtu nje rol ne promoviomin e sazeve te Delvines ne skena lokale e kombetare.

Studiues të shumtë janë të mendimit se atdheu i sazeve në Shqiperi është Delvina, pas së cilës ato u përhapën më tej, deri në Greqinë Veriore.

Sazet ne Delvines, sikurse ato te Permetit, Kolonjes, Tepelenes, etj., kane krijuar nder vite prurje me vlere ne kengen qytetare te jugut e cila u pasurua nde vitete ’70 ’80 e me pas me interpretime nga kengetare virtuoze si Petrit Lulo i Gjirokastres, Paro dhe Vitori Balili e Tepelenes, etj, etj,.
Edicioni XI-të i FFTK të Sazeve zgjati tri net dhe morën pjesë grupet e sazeve nga Përmeti, Berati, Këlcyra, Vlora, Korça, Erseka, Leskoviku, Devolli, Delvina, Belshi, Fieri dhe Mallakastra.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI