Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bathore ku së shpejti pritet të hapet një fabrikë e re për industrinë e automobilëve.
Investimi është bërë nga kompania japoneze Sumitomo, ndërsa kryeministri Rama i fton të investojnë pasi këtu do të paguajnë më pak taksa se në Japni dhe Itali.
“Dëshiroj të falënderoj ambasadorin që ka qenë një instrument i rëndësishëm. Jemi në dispozicion edhe për zgjerimin jashtë Tiranës. Nëse dëshironi të zhvilloheni në pronën publike duhet të fillojmë që tani. Ka disa procedura dhe është e rëndësishme të fillojmë tani me ministren e Financës. Paguani shumë më pak taksa se në Japoni, Itali dhe se në shumë vende të tjera. Ju lutemi trajtoni mirë njerëzit tanë dhe çdo gjë do të shkojë shumë mirë”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri thotë se do të hapen vende punë dhe pagat do të jenë të larta.
“Jo vetëm vende të reja pune (afro 2000 të tilla deri në fund të vitit 2021 dhe deri ne 5000 në vijim) dhe paga me perspektivë rritjeje të lartë, por edhe një konfirmim i rëndësishëm i potencialit të Shqipërisë, si një vend i duhur për zgjerimin e investimeve në këtë industri me rëndësi të madhe në çdo aspekt”
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata