– Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo kërkoi sot nga qeveria shqiptare që të angazhohet seriozisht për të siguruar vaksinën antiCOVID.
“BE nënshkruan marrëveshje për 200 milionë vaksina, me një opsion shtesë për 100 milionë të tjera”, tha Tavo .
Edhe Kosova, u shpreh ish-deputeti i LSI-së, “ka kryer negociata me Bankën Botërore për t’u përfshirë në një projekt të sigurimit të vaksinës anti-COVID, dhe kështu do të jetë ndër vendet e para që do t’i marrë sapo të dalë kjo vaksinë”.
“Ndërkohë qeveria shqiptare vazhdon me propagandë, fjalë boshe dhe investohet në PPP-të e oligarkëve pranë saj”, tha ai.
“Angazhohuni seriozisht për të siguruar vaksinat. Situata është tragjike. Rastet e infektimeve dhe vdekjeve po shtohen dita-ditës. Qeveri e dështuar”, përfundoi Tavo.///atsh///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë