– Pasi u dërgua me urgjencë në Greqi për trajtim mjekësor pas prekjes nga COVID, gjendja shëndetësore e kryepeshkopi Anastas Janullatos është përmirësuar.
Kisha Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë në reagimin e saj thotë se kryepeshkopi dje kishte vështirësinë më të madhe, ndërsa tashmë ka dobësi me mushkëritë, pasi prej vitesh ai vuan nga astma. Në mesazhin e tij para se të largohej Janullatos vecoi se edhe duke u bërë pjesë e sëmundjes, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë perëndie.
Do të kalojë thotë kryepeshkopi. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”, është shprehur Janullatos.
Pas testimeve në ditën e djeshme, i gjithë stafi dhe personeli përreth tij doli negativ.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI