-Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot se qeveria nuk ka një plan masash për pandeminë.
Sipas tij, qeveria në 7 vite shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë.
“Përfytyroni një qeveri që punon për njerëzit, që jep ndihmë financiare për çdo familje. Një qeveri që ka një plan kundër pandemisë, që investon tek shëndetësia. Pas 7 vitesh plot dështime, ku Rama vetëm e shkatërroi ekonominë dhe shëndetësinë, shumëkush priret të mendojë se nuk mund të jetë ndryshe. Por e vërteta është se mund dhe do të jetë ndryshe – bashkë ne do ta bëjmë realitet”, shprehet Basha.
Ndaj këtij postimi në Twitter, reagoi Kryeministri Edi Rama duke u shprehur: “…dhe një kryeministër që flet në gjumë dhe fle në këmbë”.///
ME SHUME LAJME
Llogora. Shuhet plotësisht vatra e zjarrit mbi tunel
“Stato Quotidiano”: Riviera Shqiptare jashtë sezonit: Një udhëtim ndryshe mes natyrës, historisë dhe qetësisë
Sarandë. Mbërrin në Port kroçera “Seabourn Quest” me 467 turistë në bord