– Terapitë e reja për degjenerimin makular të lidhur me moshën, vijnë nga një retinë e lëngshme artificiale, një nanomaterial që do të injektohet në sy, sipas eksperimentimit të ilustruar nga Grazia Pertile, drejtoreshë e Njësisë së Oftalmologjisë të spitalit italian ”Irccs Sacro Cuore”.
“Ajo bazohet në ngjashmërinë midis qelizave fotovoltaike dhe fotoreceptorëve të syrit. Pas zhvillimit të këtij materiali inovativ, ne vendosëm të injektojmë nanopjesëza nën retinë. Kjo retinë e lëngshme artificiale është një projekt që është ende në fazën e zhvillimit”, shpjegoi Pertile.
Degjenerimi makular i lidhur me moshën në retinë prek afërsisht 10% të popullatës së moshuar.
“Ne shpresojmë që eksperimentimet njerëzore të fillojnë së shpejti, ne jemi duke pritur autorizimet e para”, shtoi ajo./ATSH-ANSA///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit