–
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në bashkinë Memaliaj. Një 67-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga furgon i cili është në pronësi të djalit të tij. Mjeti tip “Ford” u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës por kishte harruar të ngrinte frenat e dorës, vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.
Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohe që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar, raporton “ABC”.
Për pasojë shoferit i’u thye këmba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Shehu 67 vjeç ish-arsimtar i cili kishte një vit që kishte dalë në pension.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026