– Vala e dytë e COVID-19 është ende e fortë në Europë, duke detyruar edhe vendet më të pasura të shtrijnë dhe zgjerojnë kufizimet dhe kjo është po aq e vërtetë edhe për vendin tonë, tha zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas në një konferencë për shtyp.
“Ky fakt tingëllon një alarm shumë të fortë për të gjithë ne, sistemi kombëtar shëndetësor i Greqisë është ende nën presion të madh, veçanërisht kujdesi intensiv”, tha ai.
“Qeveria e ka bërë mbrojtjen e shëndetit publik dhe jetës njerëzore përparësinë kryesore që nga momenti i parë. Mbi këtë bazë, ajo ka vendosur të zgjasë kufizimet e vendosura në kuadrin e bllokimit deri në 7 janar, që të mund t’i kalojmë këto festa ndryshe në siguri të plotë”, shtoi zyrtari grek.
Në lidhje me tubimet rreth ditës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, Petsas tha se këshillohet shmangia e grumbullimeve dhe përsëriti që tubimet në shtëpi duhet të kufizohen në maksimumi nëntë persona nga dy familje, ndërsa orari i ndalimqarkullimit nga 22:00 deri në 05:00 do të vazhdojë të qëndrojë në fuqi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI