Eshte kercenuar me jete kompozitori i mirenjohur Limoz Dizdari, drejtues I qwendres kulturore “Dea” ne Ksamil. Kercenimi ka ardbur ne trajten e nje letre anonime ku ne menyre kinse dashamirese e kanosin se do ta eliminojne me helm.
Kompozitori e beri publike letren te cilen siç tha, e kish hedhur dikush naten brenda oborrit te rrethuar te institucionit kulturor ku ai jeton dhe punon prej gati 20 vjetesh.
Jam nje eremit qe kam ikur nga Tirana.qe cdo dite e me shume them se kam qene “i cmendur “, pohoi kompozitori i dhjetra veprave muzikore, qindra kengeve shume popullore ne Shqiperi dhe i muzikes se 36 filmave artistike.
Dizdari tha per gazetaret se ka bere denoncim por nuk ka dijeni se si po shkon hetimi.


“Kane kaluar disa muaj dhe s’e ka vene ujet ne zjarr asnje organ qe duhet te hetoje.-tha Dizdari,-Keqardhje. Nuk i mora te gjitha parasysh, |Nuk besoja se shteti nuk do te ishte solidar me mua.-tha ai.
Sipas kompozitorit te mirenjohur i cili mban edhe titullin e larte “Nder I kombit” jane disa aryse janë disa arsye per kete zvarritje. “ Jam i vetmi nga ish deputetet qe kam votuar kunder prishjes se teatrit—tha kompozitori I cili pohon se ‘eshte nje vazhde e prishjes se instituicioneve kulturore ne Shqiperi.

Kompozitori i njohur e lidh kercenimin e fundit me qellimet qe fshihen “nga disa qe duan ta privatizojne ne menyre te shemtuar dhe antiligjore.-objektin , ku funksionon kompleksi kulturor Qendra “Dea”, sot, fale perkushtimit te tij /me salle moderne teatri dhe shfaqesh muzikore, me nje biblioteke me mbi 20 mije tituj, me galeri arti dhe salla per promovimin e artit figurativ, etj,.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit