Ministri për Diasporën, Pandeli Majko gjatë një mbledhje në Nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët, sot ka deklaruar se emigrantët mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare edhe pa bërë deklarimet e adresave.
Diskutimi në Nënkomision:// Majko: Emigrantet votojnë dhe pa treguar adresat
Shameti: Na informoni për hapat e ndjekura për mundësojnë votën e emigrantëve.
Majko: Jemi në komunikim të përditshëm me KQZ. Roli im i rezervuar, sepse KQZ është gjykatë autonome, ajo ka të drejtën të ndërmarrë veprime. KQZ të veprojë sa më shpejt të mundet pozitivisht në këtë drejtim.
Nuk ka nevojë të regjistrojnë adresën emigrantët që të marrin pjesë në votime. Do të aplikojnë direkt në KQZ.
Elona Gjebrea: Si shkon kjo në raport me ligjin e vitit 2016?
Majko: Nuk ka të bëjë me të drejtën e votës. Është krijuar një kakofoni.
Duket sikur por të mos kesh deklaruar adresën, ti nuk merr të drejtë të votosh. Nuk është kështu. Në KQZ do rregjistrohen drejtpërdrejt.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi