Gjykata Kushtetuese është bërë funksionale për të marrë në shqyrtim dhe gjykuar çdo çështje kushtetuese. Ngritja e Kushtetueses, për Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, është një lajm i shkëlqyer.
Varhelyi thotë se Shqipëria tashmë plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare
“Lajm i shkëlqyeshëm nga Shqipëria! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferences së parë ndërqeveritare” – shkruan Varhelyi.
Menjehere pas miratimit te anetarit te 6, SHBA-BE e cilësuan si një lajm të madh vënien në funksion të Kushtetueses.
Gjykata Kushtetuese aktualisht ka 6 anëtarë ne perberjen e saj, duke filluar me Vitore Tushën, së cilës i ka mbaruar mandati, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin, Fiona Papajorgji, Altin Binajn dhe Perparim Kalo////
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë