SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e hënë 25 janar 2020

 Moti ditën e hënë parashikohet kryesisht i vranët paradite si dhe kryesisht orët e mesditës me intervale të shkurtra kthjellimi në zonat e ulëta e ato bregdetare.

Në orët e para të 24-orëshit reshje shiu të herëpashershme e lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më tej në mesditë intensiteti i reshjeve ulët.

Pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu me intensitt të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive në të gjithë vendin.

Në zonën e Alpeve, në verilindje në lartësitë mbi 300 metër si dhe juglindje në lartësitë mbi 800 metër reshje tepër të dendura dëbore në formën e shtrëngatave dhe stuhive të dëborës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim 5-12m/sek.

Përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulta pranë tyre dhe zonat luginore erë tepër intensive dhe me rrahje me shpejtësi deri në 22-30m/s. Valëzim i forcës 4-7 ballë me lartësi vale 1.7-3.5m.

Temperaturat parashikohen:

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër6/13re shi
Kukës4/10re shi/borë
Lezhë8/15re shi
Dibër2/7re shi/borë
Durrës9/16re shi
Tiranë8/15re shi
Elbasan6/12re shi
Berat5/16re shi
Vlorë8/15re shi
Korcë1/8re shi/borë
Gjirokastër5/10re shi
Sarandë6/14re shi
error: