Operacioni policor “Tragjasi” ka vijuar si nje “serial” edhe ne muajin e 6-te te tij. Ne fokus: kultivimi i bimeve narkotike.
Policia tha se operacioni “Tragjasi”, ka si objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Me ne fund nje shtetas ne kerkim ka provuar prangat ne kuader te ketij operacioni.

Policia e Vlores vuri ne dukje : Në vijim të operacionit policor të koduar “Tragjasi”, finalizuar rreth 6 muaj më parë nga Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me forcat policore të Stacionit të Policisë Orikum, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë dy të tjerë, si dhe u sekuestruan 53 lëndë narkotike cannabis, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta, ka vijuar puna për kapjen e shtetasit që ishte shpallur në kërkim. “
“Tragjasi” ka prangosur shtetasin në kërkim T. T., 54 vjeç, banues në Tiranë. Policia tha se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar gjatë operacionit, ka kultivuar bimë të dyshuara cannabis sativa në disa parcela, në fshatin Tragjas. “
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade