SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Vaksina antiCovid/Të hënën nis furnizimi nga “Pfizer”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se të hënën nis furnizimi nga “Pfizer me vaksinën antiCOVID.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarë në Korçë, Rama tha se “më vjen mirë që t’ju them që kemi marrë konfirmim që do të fillojë furnizimi nga “Pfizer” ditën e hënë.

“Kemi një kontratë me “Pfizerin” për 500 mijë doza, e rinovueshme. Duhet të kishin ardhur 10 mijë doza të para në fund të janarit, por për shkak, ashtu si edhe për të tjetër, “Pfizer” bëri një spostim në kohë, dhe nuk patëm në kohë vaksinën”, tha Rama.

Sipas tij, “kemi marrë konfirmim që do të fillojë furnizimi nga “Pfizer” ditën e hënë.

“Shpresoj që të mos marrin një njoftim tjetër, por duket se është konfirmim. Do të fillojmë me një sasi më të vogël nga ajo e premtuar, por sasitë do të vijnë duke u rritur shumë shpejtë. Jemi afër dozës së dytë për ata që kanë marrë dozën e parë dhe me të nisur furnizimi, do ta shtrijmë shumë shpejtë vaksinimin për mjekët dhe infermierët”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri shpjegoi se, “Pfizer” ka bërë pak frenimin e prodhimit të vaksinës me arsyen se i duhet pak kohë për të financuar investimin në rritjen e kapaciteteve të prodhimit, sepse raporti i prodhimit me kërkesën është jashtëzakonisht i zhdrejtë dhe është e kuptueshme se gjithë planeti sot kërkon vaksinë. “Megjithatë më vjen mirë që ia dolëm të dalim nga rrethimi ku u gjendëm pa dëshirë dhe jo për fajin tonë, së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor që u lanë jashtë skemës së shpërndarjes së vaksinave nga ana e BE-së dhe arritëm të kemi një kontratë të drejtëpërdrejtë me “Pfizerin”, pra në rrugë bilaterale, pa pritur që të vijnë vaksinat nga platforma e COVAX-it, për të cilën kemi parapaguar që vitin e kaluar rreth 4 milionë usd dhe që nuk dihet edhe pse thonë se do të fillojë në shkurt, se kur do të fillojë”, theksoi Rama.

Rama tha se, “ne nuk e kemi lënë vetëm në dorë të “Pfizerit” planin tonë të vaksinimit. Jeni në negociata të avancuara AstraZeneca. Jemi jo larg finalizimit, ndërsa janë disa vaksina të tjera rrugës për të dalë. Kemi filluar kontratat paraprake për të zënë radhë , pasi është një përplasje e paimagjinueshme interesash dhe prapaskenash nga më të ndryshmet  për të arritur për të gjetur shtegun për të qenë pranë vaksinës”.

“Jam optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të kemi mungesa dhe planin e kemi bërë me tre skenarë. Plani i parë është ta kryejmë vaksinimin për 14 muaj, skenari i dytë për 18 muaj dhe i treti për 22 -24 muaj”- deklaroi Rama.//ata//

error: