-Shkolla 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në bashkinë Ksamil është rikonstruktuar me të gjitha standardet duke ofruar kushte optimale për të gjithë fëmijët që mësojnë aty.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj vizitoi ambjentet e kësaj shkolle dhe u njoh me investimin e kryer, ndërsa tha se “540 fëmijët e shkollës 9-vjeçare “5 Dëshmorët” në Ksamil tashmë do të mësojnë në mjedise me ngrohje më cilësore”.


“Falë bashkëpunimit me një nga bankat në vendin tonë, mundësuam përmirësimin e kushteve të ngrohjes, një zgjidhje e shpejtë dhe praktike në këto ditë të ftohta dimri”- thekson Denaj.

Sipas saj, investimet në infrastrukturën arsimore kanë përmirësuar ndjeshëm kushtet në shkollat e vendit dke ofruar komoditet dhe ambjente bashkëkohore sipas standardeve më të mira. /ATSH///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI