Kufoma e një shqiptari është gjetur në një ishull në Greqi.
Mediat greke raportojnë se në ishullin Paro është gjetur një burrë me origjinë shqiptare i moshës rreth 35-45 vjeç.Kufoma, me shkallë të lartë dekompozimi u gjet nga kalimtarë të rastit në Agio Anargiron të cilët më pas sinjalizuan policinë.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se viktima ka plagë në kokë. Ende nuk është bërë me dije identiteti i shqiptarit, por ndërkohë hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Po vijon ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar nëse është vrarë apo ka rënë nga ndonjë lartësi.///
ME SHUME LAJME
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos
Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO!