“Plani i vaksinimit antikovid po vijon pasi dhe furnizimi me vaksina ka ardhur i rregullt dhe të hënën në vendin tonë mbërrijnë 15 mijë doza nga “Pfizer”, ku gjithashtu brenda 10 ditëve të para të marsit do të vijnë 14.400 dozat e para të COVAX”.
Kështu deklaroi gjatë një interviste televizive zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njëkohësisht dhe kryetare e Komitetit Teknik të Shëndetësisë, Mira Rakacolli.
“Plani i vaksinimit ka vazhduar, pasi është me përparësi të dinamikave tona shëndetësore. Tashmë vaksinat kanë ardhur rregullta dhe të hënën presim 15 mijë doza vaksinash nga ‘Pfizer’. Procesi i vaksinimit po vijon me përpikëri, në muajin mars duam që të ketë përfunduar në të gjithë Shqipërinë për bluzat e bardha. Në qytetin e Shkodrës janë vaksinuar të gjithë bluzat e bardha, po kështu dhe në qytetin e Lezhës e në qytete të tjera. Brenda 10 ditëshit të parë të marsit vijnë 14.400 dozat e para të COVAX. Vaksinim përfundon për 14 muaj”, tha Rakacolli.
“Deri mbrëmë dozën e parë antikovid e kanë marrë mbi 9 mijë veta, ndërsa dozën e dytë e kanë marrë 700 veta, ku të gjithë këto që kanë marrë dozën e dytë janë bluza të bardha kurse tek ata që kanë marr dozën e parë ka dhe të moshuar”, theksoi Rakacolli.
Mbi ashpërsimi e masave antikovid Rakacolli theksoi se, “masat bazohen tek shifrat dhe momentalisht ka një ulje të infektimeve”.
“ Kemi një numër më të vogël të rasteve këtë javë, edhe përhapja ka një rënie. Të shpresojmë se kjo është një tendencë në rënie. Nuk e sugjerojmë mbyllje totale këtë gjë, duke marrë parasysh edhe rastet. Qytetarët duhet të bashkëpunojnë, për veten e tyre duhet, duhet të respektojnë masat, të dalin me maskë, pasi mbrojnë veten edhe të tjerët”, përfundoi Rakacolli.///
ME SHUME LAJME
PE vlerëson punën për territorialen, Mazniku: Nevojë për qasje të re ndaj sfidave të pushtetit vendor
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026