Ata që e kanë kaluar Covid-19 janë dhjetë herë më të mbrojtur se ata që nuk janë infektuar asnjëherë. Ky është përfundimi i një studimi të publikuar në “Jama Internal Medicine”.
Konkluzioni ka dalë pas analizës së testeve të antitrupave për 3.2 milionë pacientë amerikanë, nga 1 janari deri më 23 gusht të vitit të kaluar.
Deri tani ka pasur disa raste të dokumentuara të ri-infektimit që kanë ngritur shqetësimet se të mbijetuarit nuk fitojnë imunitet të mjaftueshëm për të parandaluar një infektim të dytë.
Studimi jep një përgjigje lehtësuese, por ajo që mbetet e paqartë është se sa zgjat imuniteti dhe cili do të jetë ndikimi i varianteve.
Studimi në fjalë është financuar nga qeveria amerikane dhe është kryer nga Instituti Kombëtar i Kancerit.
“Ka një rënie dhjetëfish, e cila në thelb është një ulje 90% e rrezikut për ata që i kanë antitrupat”, thotë Doug Loëy, bashkëautor i studimit.
Por edhe studiues të tjerë e mbështesin këtë përfundim.
“Ky është një lajm inkurajues, pasi sugjeron që sistemi imunitar po gjeneron një përgjigje të fortë ndaj infeksionit, e cila ka të ngjarë të luajë rol në mbrojtjen nga një infektim i dytë”, thotëJennifer Juno, kërkuese shkencore në Universitetin e Melburnit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI