Është shuar në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur shqiptar Agim Krajka. Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
Edhe këngëtarja Irma Libohova ka reaguar në rrjetet sociale për lajmin e hidhur.
“Miq të dashur, nuk kam fjalë. Nuk mund të shkruaj dot më gjatë. Dje kam postuar këtë Story ku në sfond vura pikërisht këngën e Gimit. Ka pak minuta që kam mësuar se Krajka i madh është ndarë nga jeta”, ka shkruar ajo në Instagram.

Veprimtaria muzikore e Krajkës përfshin një periudhë prej tri dekadash. Ka shkruar muzikë në shumë lloje dhe është bërë i famshëm si me muzikën e lehtë, ashtu edhe më atë popullore, të përpunuar e orkestrale.
Ka kompozuar mjaft pjesë orkestrale për fizarmonikë dhe me qindra këngë të muzikës së lehtë. Ka marrë pjesë në shumë festivale të muzikës deri në festivalet e fundit të pasviteve ‘90, duke filluar me këngën e famshme “Lemza”, kënduar nga Vaçe Zela në Festivalin e Parë të Këngës në Radio më 1961. Agim Krajka është nderuar me titullin “Artist i Popullit. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI