SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Parashikimi i motit, e premte 5 mars 2021

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e premte vendi ynë gradualisht do fillojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Moti fillimisht do të jetë me diell si dhe vranësira kalimtare ndërsa prej orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura por nuk do të mungojnë intervalet me diell.

Duke filluar nga orët e mesditës në zonën e veriperëndimit do të fillojnë reshjet e herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes në këtë zonë reshjet lokalisht në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 1-7m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës do jetë me shpejtësi deri në 10-15m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:    

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër4/13diell shi
Kukës1/11diell re
Lezhë3/15diell re shi
Dibër-1/10diell re
Durrës5/16diell re
Tiranë4/18diell re
Elbasan3/18diell re
Berat-1/18diell re
Vlorë3/17diell re
Korcë-3/12diell re
Gjirokastër-2/14diell re
Sarandë4/15diell re
error: