Gjate një bashkëbisedimi me te rinj demokrate ne Sarande, anëtarë të FRPD dhe votues për here të parë , Bujar Leskaj, drejtuesi politik i PD per Qarkun e Vlores dhe kandidat per deputet ka folur per për programin e Partisë Demokratike.

“Partia Demokratike, -tha Leskaj,- forcën dhe energjitë pozitive i merr nga rinia progresiste dhe sidomos nga ajo rini, e cila voton për herë të parë dhe që është pjekur politikisht në tetë vitet e keqqeverisjes së Ramës.”

U përcolla të rinjve të mrekullueshëm saranditë mesazhin e kryetarit Basha, se: “Në 25 prill Rama do të ikë dhe të rinjtë do të qëndrojnë!” Theksova se në 25 prill është më e rëndësishme se kurrë më parë që të dalin dhe të votojnë”.-ka nenvizuar drejtuesi politik i Qarkut duke bere nje thirrje te drejtperdrejte per sa me shume vota dhe faktorizimin e sa me shume perkrahesve te PD ne rajonin e Sarandes e me gjere:


” Të ftojnë miqtë, familjarët dhe të njohurit e tyre! Çdo votë ka vlerë, aq më tepër vota e të rinjve.Vetëm duke votuar mund të shohim potencialin e vërtetë të Shqipërisë.Të gjithë bashkë për ndryshimin e madh që kërkon Shqipëria në 25 Prill.Është ndryshim që e kërkon rinia, e kërkojnë prindërit tanë, e kërkon Kombi ynë…”-tha Bujar Leskaj ne Sarande.///
ME SHUME LAJME
Përse nuk na dhanë vendin e parë?
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim