Si pjese e turit intensiv te takimeve ne Qarkun e Vlores, drejtuesi politik i PD, Bujar Leskaj ka zhvilluara se fundi ne seline e Partisë Demokratike Sarandë, një takim me ish-drejtues të degës ndër vite dhe me ish-drejtues të pushtetit vendor të Sarandës gjatë qeverisjes së PD.
Sipas Leskajt, “Motivimi i strukturave në prag të fushatës elektorale, gadishmëria e kontribuuesve në këto zgjedhje ku ndahet e mira nga e keqja ishin në qendër të bashkëbisedimit tonë. “

Zyrtari i, larte i PD u shpreh se ka diskutuara mbi shqetësimet për problematikat e qytetit dhe mënyrën se si mund të gjendet zgjidhja. “Diskutuam për krijimin e Forumit Qytetar për Sarandën, (ide, e cila ishte hedhur, por që zbatimi u ndërpre për shkak të largimit të papritur nga jeta të kryetarit Hariz Mëma)”

Mbledhja ne seline e PD ne Sarande ka konkluduar se ne vijim duhet t;ju behet një ftesë e sinqertë “të gjithë intelektualëve e qytetarëve sarandiotë, pavarësisht bindjeve politike, të cilët po krijojnë dhe zhvillojnë jetën sa civile aq edhe ekonomike të qytetit të Sarandës.”

“Me qytetarët sarandiotë në krah në 25 prill fiton Shqipëria!”-ka vene theksin final ne takimin ne qytetin bregdetar Bujar Leskaj, i konsideruara si nje figure potenciale e demokrateve ne garen dhe sfidat per 25 Prillin.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese
Berisha: Protestat do të thirren aty ku ka pakënaqësi në gjithë vendin
Britanikja “Express”: Shqipëria, perlë e Europës për pushime me kosto të ulët