Partia Demokratike e hedh poshtë lajmin për largimin e Bujar Leskajt nga lista e qarkut të Vlorës. Mbledhja e djeshme e degës së Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës është shoqëruar me tensione të shumta dhe u përfol në mëdia se Leskaj është larguar.
Leskaj renditet i pari në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, por ka shprehur pakënaqësi për listën përfundimtare të qarkut të Vlorës, duke u shprehur kundër listës së miratuar nga Kryesia dhe Këshilli Kombëtar.
PD konfirmon se lajmi për dorëheqjen e Bujar Leskaj është i pavërtetë, dhe shton se një gjë e tillë është një shpifje. “Lajmi për dorëheqjen e drejtuesit politik të PD në Vlore Bujar Leskaj është i pavërtetë. Është një shpifje. Zoti Leskaj është në krye të detyrës, në udhëheqje të ekipit fitues të PD në qarkun Vlorë.” – bën me dije PD.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI