SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

ZYRTARE: Në Shqipëri konfirmohet qarkullimi i variantit britanik të Covid

Autoritetet kanë konfirmuar ekzistencën e variantit britanik të Covid-19 në vendin tonë.

Instituti i Shëndetit Publik ka konfirmuar zyrtarisht se në Shqipëri qarkullon varianti britanik i Covid-19.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Në vlerësimin e situatës janë analizuar kampione, laboratori ka përdorur kite specifike, ISHP ka bashkëpunuar me ISHP të Ankarasë në Turqi, dhe rezultatet treguan se kampionet janë të infektuar me variantin e ri, mbajnë një shenjë të mutacionit britanik, ky mutacion është detaktuar nga laboratori i ISHP që është në qarkullim. Pra dyshimet e arsyeshme që ekspertët tanë patën kur filloi rritja e infektimeve, tashmë është e konfirmuar nga detektimi në laborator që Shqipëria ka në qarkullim edhe këtë mutacion, variantin e ri të Covid-19”, tha ministrja Ogerta Manastirliu.///

error: