–Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dy infermieret e Sanatoriumit Sheqerie Koçi dhe Mira Bushi të arrestuara rreth një muaj më parë si të përfshira në skandalin e Tire Alldervishit ndodhur në spitalin e “Shefqet Ndroqit”.
Sipas raportimeve Koçi dhe Bushi do të hetohen në gjendje të lirë.
Kujtojmë se pak javë më parë u lanë të lira, Sidorela Çela infermierja e dyshuar si bashkëpunëtore e Tire Alldervishti dhe sanitarja Rukije Hoxha nga spitali Covid2.
Ato u ndaluan fillimisht si pjesë e grupit të “Tires” të cilat kundrejt pagesave ofronin shërbimet në spitalin Shefqet Ndroqi për të shtruarit nga Covid.///
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale