SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krijohet Komsioni i Ankimit për turizmin

Vendimet e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit do të mund të ankimohen nga operatorët turistikë. Përmes disa ndryshimeve në rregulloren e funksionimit të kësaj Agjencia. Këshilli I Ministrave ka vendosur që pranë saj të ngrihet edhe Komisioni i Ankimit të AKB-së.

Komisioni do të kryesohet nga drejtori i përgjithshëm dhe, si rregull,

ka në përbërje të tij katër anëtarë si më poshtë:

  1. a) drejtuesin e njësisë përgjegjëse për performancën dhe menaxhimin e integruar të zonave bregdetare;
  2. b) drejtuesin e njësisë përgjegjëse për sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit të zonave bregdetare;
  3. c) drejtuesin e njësisë përgjegjëse për shërbimet mbështetëse;

ç) nëpunësin përgjegjës për çështjet juridike/ligjore të agjencisë, në cilësinë e sekretarit të Komisionit të Ankimit të AKB-së.

Në mungesë të anëtarëve të komisionit , për shkak të mosplotësimit të pozicionit të punës, drejtori i përgjithshëm cakton zëvendësuesin e njësisë përgjegjëse respektive, deri në plotësimin e vendit vakant.

Ndërkaq Vendimi i Këshillit të Ministrave përcakton se Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të Komisionit të Ankimit të AKB-së përcaktohet me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të AKB-së.”

Agjencia Kombëtare e Bregdetit është krijuar që në vitin 2014 dhe ka objekte kryesore të veprimtarisë mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare; zbatimin e politikave dhe strategjive, për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare; bashkërendimin e programeve të lidhura në këtë zonë; si dhe nxitja e mbikëqyrjen e  investimeve në këto zona./scantv///

error: