Kryesocialisti Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos. Rama shkruan se ky ishte një lajm i pabesueshëm duke lënë në zi familjen e madhe socialiste.
Rama shkruan se ditën e sotme do të ndalen aktivitete në nderim të kujtimit të tij.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”, shkruan Rama.
Kujtojmë që Bashkim Fno u nda nga jeta sot në orët e para të mëngjesit, duke mos fituar dot betejën me koronavirusin.
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI