-Kandidatja per deputete e PS- s ne Qarkun e Vlores Anila Denaj gjate nje takimi me ish ushtarake ne Sarande deklaroi se ” Ish-ushtarakët janë vlerë e shtuar e qytetit në Sarandë”.
Ish-ushtarakët janë vlerë e shtuar e qytetit . Më pranë njerëzve, më pranë shqetësimeve të tyre, për t’i dëgjuar dhe për t’iu dhënë zgjidhje. -tha Denaj gjate nje bashkebisedimi me disa ish ushtarake ne qytetin bregdetar.


Ministrja aktuale e Financave dhe Ekonomisë, kandidatja numër 4 për deputete e Partisë Socialiste, Anila Denaj, i beri keto vleresime gjate zhvillimit te një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së ish-ushtarakëve në qytetin e Sarandës.


“Në një takim të ngrohtë dhe miqësor me përfaqësuesit e Shoqatës së ish-ushtarakëve, që janë vlerë e shtuar e Sarandës, ndamë së bashku mendimet, por edhe shqetesimet e tyre, si një shtresë e nderuar dhe kontribues të vyer per vendin”,- shkruan Denaj në rrjetet sociale. Në qytetin bregdetar janë rreth 400 familje ish-ushtarakësh, të cilët kanë kontribuuar dhe i japin vlerë këtij qyteti. Janë rreth 400 familje ish-ushtarakësh në këtë qytet. ///SARANDANEWS.AL-SR-R///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI