/ATSH/ Kandidatja e PS-së për qarkun e Vlorës, Anila Denaj u shpreh se në këto vite si Ministre e Financave dhe Ekonomisë, ka parë se çfarë vizioni ka PS dhe Kryeministri Edi Rama për ta bërë Sarandën destinacion të turizmit elitar, për të ardhmen e Shqipërisë së një gjenerate të re 2030.Gjatë një interviste televizive, Denaj tha se zona për të cilën ka marrë përgjegjësinë për të punuar, nga Saranda e deri në Konispol, ka ende shumë punë për të bërë. “Investimet që kemi nisur në infrastrukturë kanë ndryshuar pamjen kryesore të qytetit, po janë zonat e thella ku duhet të shtrijmë projektet e reja infrastrukturore”, – tha Denaj.
Gjithashtu vijoj ajo, në kantierin e ujit ka nisur puna për furnizimin 24 orë me ujë të pijshëm, por ky investim synon të shtrihet edhe në zonat e thella.Investimet zinxhir që po ndërmerren, plotësojnë të gjitha hallkat e një panorame të përgjithshme që i përgjegjen zhvillimit të turizmit në këtë zone dhe ofrojnë më shumë përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët.
“Ne kemi nisur reformën e Kadastrës që do t’i japë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave. Strategjia e zhvillimit të kësaj qeverie i përfshin nevojat dhe sugjerimet e qytetarëve me impakt në zhvillimin e vendit”, – theksoj ajo.
Denaj shtoi se, me projektet e qeverisë Rama, ne do të shohim në Sarandë ndryshme në raport me zhvillimin. “Të jesh sot përfaqësues i një zone është nder, por edhe përgjegjësi për të çuar përpara angazhimin për ta çuara përpara këtë qytet”, – tha Denaj.“Kryeministri i ka parashtruar projektet prioritare në Sarandë, ndër të clat është ndërtimi i aeroportit të Sarandës dhe unë si Ministre e Financave e kam filluar punën me dokumentet, për këtë investim të rëndësishëm. Gjithashtu fondet për ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë janë alokuar 100 % dhe qeveria nis punën për ndërtimin e saj në mandatin e tretë”, u shpreh Denaj.
Ndërkohë, janë projektet e tjera nga ekonomia blu, apo investime në agroturizëm që do të sjellin një elitë të re turistike, së cilës do t’i ofrohen shërbime me standarde dhe qytet i rimodeluar me standarde infrastrukturore”, – tha Denaj.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI