/ – Kufizimet e udhëtimit midis prefekturave gjatë festave të Pashkës Ortodokse më 2 maj do të mbrojnë ishujt dhe fshatrat nga infeksionet COVID-10, tha profesoresha Vana Papaevangelou gjatë konferencës së drejtpërdrejtë mbi pandeminë.
“Jemi në një ekuilibër veçanërisht të brishtë dhe çdo lehtësim tani, kur virusi është kudo, do të nxisë menjëherë një rritje edhe më lart të infeksioneve”, paralajmëroi Papaevangelou.
“Zënia e shtretërve në kujdesin intensiv është shumë e lartë: 87 % në shkallë vendi, 89 % në rajonin e Atikës dhe 95 % në rajonin e Selanikut”, theksoi epidemiologia.
Ajo, gjithashtu, vuri në dukje se njerëzit duhet të mbajnë maska të dyfishta në shërbesat e kishës dhe të vetëtestohen para se të bashkohen me familjen në tryezën e Pashkës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI