Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku thotë se është gati qendra e re e kardiokirurgjisë. Rama shkruan se ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër.
Ndër të tjera, ai shkruan se pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore.
POSTIMI:
“MIRËMËNGJES Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore Edhe pak është gati qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.Një investim i qeverisë shqiptare për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, #falas për qytetarët, në qendrën e dytë publike të kardiokirurgjisë në vend.#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI