Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti do të jetë me kthjellime dhe zhvillime vranësirash ne mesdite Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe hera-herës mesatar në zonat malore veriore.
Reshjet me intensitet mesatar do të jenë në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim –Jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8 m/s, përgjatë bregdetit kryesisht atij Jon 10-1 5m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 11/23 | diell re |
| Kukës | 9/21 | diell re shi |
| Lezhë | 13/24 | diell re |
| Dibër | 6/19 | diell re shi |
| Durrës | 11/26 | diell re |
| Tiranë | 14/25 | diell re shi |
| Elbasan | 11/24 | diell re shi |
| Berat | 12/26 | diell re |
| Vlorë | 12/25 | diell re shi |
| Korcë | 7/17 | diell re shi |
| Gjirokastër | 10/25 | diell re shi |
| Sarandë | 11/23 | diell re |
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos