-Ministri i Jashtëm grek, Nikos Denidias ka zhvilluar një takim së bashku me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.
Lajmi është bërë me dije, nga ministri grek, i cili përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shkruan se me ambasadoren diskutuan rreth bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rajonal.
Ky është takimi i dytë “kokë më kokë” brenda muajit mes Dendias dhe Hajdaragës, pasi ata më 6 maj kanë zhvilluar një bisedë në kuadër të 50-vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes 2 vendeve.
Ende nuk dihet nese ne kete takim Dendias ka shprehur qendrimin zyrtar te shtetit qe perfaqeson per qarkullimin e turisteve mes te dy vendeve. Po keshtu nje nga ceshtjet e mbetura pezull per me teper se nje vit eshte bllokimi i pikave te kalimit kufitar detar dhe tokes sic linjat e trageteve Korfuz-Sarande dhe PKK e Qafe Botes. ///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi
Turizmi me ligj të ri, regjistrim në “e-Albania” për dhomat me qira, rregulla të reja për hotelet, udhërrëfyesit dhe agjencitë
Korfuz. Takim i frytshëm dypalësh mes kryebashkiakëve Oltion Çaçi dhe Stefanos Pulimenos