Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka marrë pjesë sot në Ministerialin e Turizmit Detar në Greqi.
“Mesdheu si një destinacion i përbashkët i vendeve të këtij rajoni, na bëri bashkë në Ministerialin e Turizmit Detar dhe sfidat post pandemike të kësaj industrie”, shprehet Klosi.
“Zhvillimi i aktiviteteve detare, është për ne një përpjekje që ka nisur e që duhet çuar përpara me shpejtësi, për t’ju bashkuar të gjitha vendeve Mesdhetare në këtë drejtim”, tha Klosi.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi me ftesë të ministrit grek të Turizmit, Harry Theoharis ka zhvilluar një vizitë zyrtare disa ditore në Athinë.
Në fokus të takimit të zhvilluar para dy ditësh të ministrit Klosi dhe ministrit grek të Turizmit, Harry Theoharis ishte shkëmbimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e turizmit, si një nga çështjet që i bashkon fort dy vendet tona kufitare e aq më shumë në kohën kur ky sektor ka pësuar dëme të mëdha nga pandemia.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade