Në fshatin e Pilurit, Himarë, përfundoi festivali i polifonisë ”Netët e Bejkës së Bardhë”. Edicioni i dytë i këtij festivali u zhvillua gjatë fundjavës ku riktheu për qytetarët bukurinë dhe traditën e isopolifonisë.

Ky festival i veçantë i isopolifonisë është një motiv për të mbajtur gjallë traditën e kombit, por edhe krijimtarinë e të ndjerit Lefter Çipa, i cili ia kushtoi jetën e tij kësaj trashëgimie të rrallë.
Jorgo Goro, kryetari i bashkisë së Himarës u shpreh se, “kjo traditë do të vazhdojë, do të forcohet më shumë duke arritur edhe atë që duam të arrijmë ne si komunitet. Kënga polifonike na shpreh më së miri ne si himarjotë, si bregas, si lebër, por edhe si shqiptarë, pasi është tradita jonë. Kjo është kultura, tradita dhe turizmi ynë. Qëllimi është që ne ta trashëgojmë ndër breza që ata edhe ta këndojnë këtë vlerë të rrallë”.


Në këtë festival morën pjesë grupe nga qytete dhe zona si Himara, Piluri, Kuçi, Tërbaçi, Bolena, Dukati, Gramshi, Mallakastra, Belshi, Ramica, Tepelena, Zagoria dhe Gjirokastra.

Më 2019 është mbajtur edhe edicioni i parë i këtij festivali i cili pati shumë admirues, por për shkak të pandemisë në 2020 nuk u zhvillua dhe u rikthye sërish këtë vit.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade